Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shtetas serb dhe franceze ndalohen në Koshare – shqetësime për vizitat e organizuara nga Serbia

Banorët flasin për provokime të përsëritura pranë kompleksit memorial të UÇK-së; rasti lidhet me raportimet e mëparshme për taksistin serb që organizonte vizita drejt Koshare.

Valon Arifi by Valon Arifi
04/09/2025
in Lajme
0
Shtetas serb dhe franceze ndalohen në Koshare – shqetësime për vizitat e organizuara nga Serbia
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas serb dhe një franceze janë ndaluar mbrëmë nga Policia Kufitare e Kosovës në afërsi të kompleksit memorial të dëshmorëve të UÇK-së, në Koshare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, pas raportimit të banorëve të fshatit Botushë, të cilët vunë re dy persona të panjohur që lëviznin me veturë “Passat” me targa serbe pranë zonës së kufirit me Shqipërinë.

Banorët thonë se këto vizita të shtetasve serbë janë shpeshtuar dhe i konsiderojnë si provokime të qëllimshme.

“Kjo është hera e 20-të që po na ndodhë… kemi njerëz të vrarë e të zhdukur, dhe kur shohim vizita të tilla, për neve është nxitje. Në të kaluarën kanë ardhur edhe me flamuj e drona”, – ka thënë një banor për TV Dukagjini.

Policia konfirmoi se dy të ndaluarit u shoqëruan për verifikim në Stacionin Policor në Gjakovë, ndërsa pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, ata u liruan pasi nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Ky rast vjen vetëm pak muaj pasi Qendra.info raportoi ekskluzivisht për një taksist privat serb, i cili po organizonte vizita “turistike” për qytetarë serbë drejt Koshare – një praktikë që rriti shqetësimet për sigurinë dhe respektimin e ndjeshmërisë historike të këtij vendi.

Eksluzive: Taxi privat serb, organzon vizitë “turistike” për qytetarët serbë drejt Koshare.

Kosharja, ku në prillin e vitit 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës theu kufirin shqiptaro-jugosllav dhe shënoi një nga betejat më të mëdha të luftës, mbetet një pikë e ndjeshme simbolike për qytetarët shqiptarë. Përkundër kësaj, vizitat e organizuara nga serbët nuk janë ndalur, madje disa prej tyre kanë tentuar të lënë flamuj të Serbisë pranë kullës së vrojtimit.

Ngjarjet e fundit rikthejnë në vëmendje tensionet e vazhdueshme dhe rrezikun e provokimeve të reja në zonën e memorialit të dëshmorëve të UÇK-së./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Trump u bën thirrje liderëve evropianë: Ndaloni blerjen e naftës ruse

Next Post

“Ekuilibri i Vërtetë: Nexhmedin Saqipi dhe filozofia e Bruce Lee për jetën”

Next Post
“Ekuilibri i Vërtetë: Nexhmedin Saqipi dhe filozofia e Bruce Lee për jetën”

“Ekuilibri i Vërtetë: Nexhmedin Saqipi dhe filozofia e Bruce Lee për jetën”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.