FIFA ka publikuar dënimet që ua ka shpërndarë federatave për ndeshjet kualifikuese të muajit qershor.
Federata Shqiptare është dënuar me gjobën më të madhe, 161 mijë dollarë, për shkak të disa shkeljeve gjatë ndeshjes së 7 qershorit ndaj Serbisë në Tiranë,
Në ndëshkimin e FIFA-s përfshihet edhe pengimi i himnit kombëtar, si dhe transmetimi i “një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive.”
Ndëshkimi parasheh që Shqipërisë t’i kufizohet me 20 % kapaciteti i tifozëve në stadium në ndeshjen e radhës.