Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova e nis sonte misionin për kualifikim në Botëror, përballet me Zvicrën në Basel

Valon Arifi by Valon Arifi
05/09/2025
in Lajme
0
Kosova e nis sonte misionin për kualifikim në Botëror, përballet me Zvicrën në Basel
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës do ta nis sonte misionin për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Në Basel, “Dardanët” do të përballen me Zvicrën me fillim nga ora 20:45.

Kosova është në grupin B të kualifikimeve së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Ndonëse sipas renditjes së FIFA-s, Kosova është e renditur më së largu, në pozitën e 95-të, gjasat që “Dardanët” të marrin rezultate pozitive ndaj këtyre kundërshtarëve janë reale.

Në nëntë ndeshjet e fundit, Kosova ka tetë fitore dhe një humbje, edhe ajo me rezultat zyrtar nga Rumania. Gjatë kësaj përiudhe, Kosova arriti promovimin në Ligën B, pasi mposhti Islandën në play-off

Sonte në stadiumin e Baselit pritet të ketë një numër të madh të tifozëve shqiptarë që do të jenë në përkrahje të Kosovës, shkruan Gazeta Express, transmeton Periskopi .

Edhe përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin tha se tifozeria sonte do të ndahet përgjysmë, teksa u shpreh se më nuk do të ketë duel vëllazëror me ta dhe lavdëroi Kosovën për formën në të cilën po kalon.

Ndërkohë, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u shpreh optimist në konferencën për media dhe tha se Kosova nuk do të shkojë për t’u mbrojtur kë këtë ndeshje.

Tri ditë më vonë, Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presë Suedinë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026./Periskopi

Related

Previous Post

Sulmi me thikë në kolegjin Essne: Nxënësi kosovar qëllohet nga policia

Next Post

Dy të arrestuar në Prishtinë për fajde dhe shpëlarje parash

Next Post
Dy të arrestuar në Prishtinë për fajde dhe shpëlarje parash

Dy të arrestuar në Prishtinë për fajde dhe shpëlarje parash

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.