Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

REAGON KRYETARI I SKENDERAJT, FADIL NURA: Leotrimi nuk kërkon luks – kërkon kujtesë dhe nderim.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/09/2025
in Lajme
0
REAGON KRYETARI I SKENDERAJT, FADIL NURA: Leotrimi nuk kërkon luks – kërkon kujtesë dhe nderim.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe Leotrimi, fëmija që ra dëshmor në duart e nënës së tij, ishte vetëm 7 vjeç – në moshën e vajzave të Presidentes së Republikës. Ai nuk pati mundësinë të shëtiste me eskortë, nuk ndoqi shkolla elitare, e as nuk jetoi gjatë sa të gëzonte një jetë të qetë. Ai u flijua për lirinë që sot e gëzojmë të gjithë – edhe fëmijët tanë, edhe fëmijët e Presidentes.

E sot, në heshtje, nëna e tij ende qan. Dhe është plagë e dyfishtë kur sheh se as sot, pas kaq vitesh, Presidentja e Kosovës nuk ka marrë mundimin të ndalet njëherë të vetme te shtatorja e Leotrimit në Skenderaj. Qoftë për një përulje simbolike, qoftë për një falënderim institucional ndaj një fëmije që dha jetën për atdheun.

Ky nuk është një reagim politik. Është reagim njerëzor dhe moral. Është thirrje për ndërgjegje institucionale – për të mos harruar ata që u flijuan që ne sot të flasim, të udhëheqim e të jetojmë të lirë.

Leotrimi nuk kërkon duartrokitje. Kërkon vetëm që të mos harrohet. Kërkon vetëm respektin që i takon çdo martiri të Kosovës – pa dallim moshe.

Related

Previous Post

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk ende në arrati, dy persona të arrestuar janë liruar

Next Post

LDK kundërshton dërgimin e Besnik Bislimit në Bruksel: Qeveria në detyrë nuk ka legjitimitet

Next Post
Abdixhiku pas zgjedhjes së Bashës kryetar Kuvendi: Ky është niveli i tyre

LDK kundërshton dërgimin e Besnik Bislimit në Bruksel: Qeveria në detyrë nuk ka legjitimitet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.