Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Opinionet

Vehbi Kajtazi: Përgjigje për të ashtuquajturën Presidente

Shkruan Vehbi Kajtazi

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/09/2025
in Opinionet
0
Vehbi Kajtazi: Përgjigje për të ashtuquajturën Presidente
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë besoj se jeni të gjithë të informuar rreth arrestimit arbitrar të kameramanit Jetmir Muji. Jetmiri është koleg i yni. Punon në Paparaci. Ai deri sa po e kryente punën e vet si gazetar, mbrojtja e afërt e familjes presidenciale e ka ndaluar, e ka bastisur, e ka legjitimuar. Ka kontrolluar në xhepa, në gjithçka, ndonëse ai kishte kamerën dhe po merrte pamje të shkollës; po merrte pamje të xhipave të zi, njëri prej tyre i blinduar – zyrtarë policorë këta të cilët kujdesen për sigurinë e familjes së Vjosa Osmanit.

 

Teksa ata kujdeseshin për sigurinë e familjes së Vjosa Osmanit, ata cenuan të drejtat elementare të një qytetari të Republikës së Kosovës, ata e ndaluan në mënyrë arbitrare, ata e legjitimuan, e penguan në punë, e arrestuan, e dërguan në stacion policor, i morën deklaratë aty duke gënjyer se kanë urdhër nga prokurori. Ndërkohë nuk kishte urdhër. Ata e hapën kamerën dhe i panë pamjet se çka kishte filmuar. Në këto pamje nuk shihej asnjë fëmijë, përfshirë as fëmijët e presidentes. Ndonëse nuk kishin urdhër nga prokurori, gënjyen se kanë urdhër dhe e hapën kamerën. Dhe, në fund u detyruan ta lirojnë derisa po mbahej në mënyrë të kundërligjshme.

Këta zyrtarë policorë, nën diktatin e këtij regjimi të të ashtuquajturës presidente dhe të Albin Kurtit, provuan që të bindin prokurorin që gazetari duhej të ndalohet për 48-orë. Natyrisht, aty s’kishte vepër penale. Natyrisht, ai s’po kryente asnjë krim. Ai, thjesht aty ishte për të kryer punën e vet. Dhe, cila ishte puna e tij? Ai ndodhej në terren për shkak se ne kishim marrë ankesa të shumta nga prindër të fëmijëve në një shkollë private – më e shtrenjta mbase në Kosovë – ku presidentja ka dërguar vajzat e saj në këtë shkollë për shkollim. Shqyr që i ka mundësitë për t’i dërguar atje. Megjithatë, sipas prindërve, ka pengesa të vazhdueshme nga sjellja e truprojave. Sipas prindërve, po ashtu bllokohet parkingu, kufizohet lëvizja dhe zyrtarët policorë enden nëpër shkollë ndonëse aty ka mësues dhe ka nxënës.

 

Teksa Jetmir Muji ndodhej duke kryer detyrën e vet, mora një telefonatë prej tij se e ka ndaluar policia. Kjo ishte e vetmja telefonatë sepse nuk e kanë lejuar më të flas duke ia marrë telefonin. Dhe, menjëherë kam reaguar publikisht dhe kam komunikuar me zotëri Bekim Kupina. E kam njoftuar për rastin. Z. Kupina, që është edhe zëdhënës, ka deklaruar se tash po merrem me këtë punë. Pak më vonë më ka lajmëruar se Jetmir Muji është liruar dhe se nuk ka asnjë problem. E kam siguruar që nuk ekspozohen pamjet e nxënësve, të asnjë fëmije. Megjithatë, në atë kohë kur ai garantonte që Jetmir Muji është liruar, ai ishte arrestuar. Ndodhej në ndalim policor. Pra, z. Kupina gënjeu; gënjeu sepse edhe ai është nën presionin e të ashtuquajturës presidente.

Ndërkohë, unë nuk kisha asnjë lloj komunikimi me Jetmirin ndonëse po kalonin minuta dhe orë. Ai ishte dërguar në stacion policor. Ai nuk lejohej të përdorte telefonin për të më njoftuar. Diku rreth orës 18:00 – sepse ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 – kam marrë një telefonatë nga Policia e Kosovës, Stacioni Qendër. Një zyrtare policore më kërkon që të shkoj në Stacion Policor. Thotë se duhet të vish këtu për të identifikuar kameramanin se a punon te ju apo jo. E kam pyetur se cila është arsyeja që e keni ndaluar atë. I kam thënë që duhet ta lirojnë menjëherë sepse po e shkelin Ligjin. E kam paralajmëruar që të gjithë do të japin llogari për shkeljen e Ligjit dhe për cenimin e të drejtës së një gazetari për të kryer punën e vet. Ma ka mbyllur telefonin, por para se ta mbyllte telefonin më tha: ‘Këtë e përcakton prokurori’. Nuk kam shkuar në stacion policor sepse dihej që Jetmiri po mbahej në mënyrë të kundërligjshme.

 

Më vonë, me ndërhyrjen natyrisht të prokurorit kujdestar, i cili edhe ka dhënë një deklaratë në Kallxo.com, ka urdhëruar lirimin e Jetmirit dhe kthimin e pajisjeve. Vet prokurori ka deklaruar se nuk ka vepër penale dhe se ai duhet të lirohet menjëherë.

Megjithatë, e ashtuquajtura presidente nuk ngurroi që të fillonte një sulm masiv kundrejt mediave dhe gazetarëve. Nuk ngurroi që të më sulmonte edhe mua, bashkë me bashkëshortin e saj. Nuk ngurroi t’i sulmonte të gjithë gazetarët për t’u viktimizuar, për të mbrojtur veten nga keqpërdorimet masive të resureve të shtetit që ata i bëjnë në vazhdimësi. Dhe, çka tha në reagimin e parë të saj në Facebook? Ajo e nxori veten një palaço politikane. Tha se shkolla ku i kishte fëmijët është në gjendje tepër të keqe. Tha se aty nuk ka kanalizim. Tha se aty nuk ka ujë. Tha se aty nuk ka siguri. Tha se aty ka thika. Tha se aty ka armë. Dhe çfarë bëri kjo si presidente si udhëheqëse e këtij vendi? Asgjë. I la të gjithë fëmijët tjerë pa ujë, pa kanalizim, nën kërcënimin e armëve, nën kërcënimin e thikave, siç pretendon ajo dhje i çoi fëmijët e saj në një shkollë private se tha e kam më afër shtëpisë. Cilës shtëpi? Shtëpisë në Marigona Hill, shtëpisë varg, aty ku një metër katror e asaj shtëpie kushton emijë euro. Dhe znj. Osmani me familjen e saj kanë zgjedhur të bëjnë jetë luksi, ndëkohë që udhëheq shtetin më të varfër në Evropë.

Megjithatë, kjo nuk është tema. Tema për të cilën dua të flas është keqpërdorimi masiv që ky regjim ua bën institucioneve të këtij shteti. Keqpërdor policinë, duke i përdorur ata sipas qejfeve dhe tekeve të tyre. Keqpërdor AKI-në se gjoja gazetarë të ndryshëm janë të lidhur me AKI-në. Keqpërdor hapësiren publike për të akuzuar, për të sharë, për të fyer, ndërkohë që ajo do duhej të jepte llogari bashkë me Albin Kurtin se pse sistemi arsimor në Kosovë është në gjendje kaq të tmerrueshme sa që nuk kanë besim t’i çojnë fëmijët e tyre në këto shkolla.

E kam thënë edhe dje, po e them edhe sot: nuk ka qenë qëllimi të merremi me fëmijët. Asnjëherë. Në mediumin që unë drejtoj asnjëherë, në asnjë rast, nuk janë filmuar fëmijët pa lejën e prindërve apo pa lejen e kujdestarit. Megjithatë, fëmijët e politikanëve janë fytyra publike sepse ata i ekspozojnë. Ata i kanë kudo pas vete nëpër ngjarje, nëpër ceremoni, i përdorin për imazhin e tyre apo çkado qoftë.

Znj. Osmani, dje dhe sot akuzoi gazetarët që janë të lidhur me Radoiçiqin. Kushdo që janë këta gazetarë duhet të shkojnë në burg, ose duhet të merren në mbrojtje. Nuk mund të jenë të lirë ata që janë të lidhur me Radoiçiqin dhe nëse nuk janë të lidhur me Radoiçiqin duhet të merren në mbrojtje, sepse ua rrezikon jetët. Ajo u thirr në informacione të klasifikuara, ndërkohë që bëri shkelje flagrante sepse ajo nuk mund t’i përdor këto informacione për t’i sulmuar të tjerët. Nëse ajo do duhej të fliste për to, këto informacione duhet të deklasifikohen sepse kështu e parasheh Ligji dhe të dërgohen në Prokurori për ndjekje penale. Por, kurrsesi nuk duhet të përdoren si formë shantazhi për t’i kërcënuar e shantazhuar të gjithë gazetarët. Unë nuk shantazhohem, unë nuk frikësohem. Nuk jam frikësuar asnjëherë. Nuk e kam plan të frikësohem as sot. Përdori të gjitha mekanizmat, siç i keni përdorur. Unë nuk ju frikësohem juve, unë do të vazhdoj ta kryejë punën time sikurse e kam kryer deri tash.

Unë nuk iu kam frikësuar asnjë regjimi. Nuk iu kam frikësuar as atyre që kanë qenë përnjëmend, e lërë më t’iu frikësohem disa fëmijëve të lazdruar që në mënyrë aksidentale dhe të dhunshme e kanë marrë pushtetin në Kosovë. Unë këtu jam, kam pritur e përcjellur kryeministra e presidentë. Nuk ua kam frikën.

Megjithatë, edhe pse unë nuk ua kam frikën, ju në vazhdimësi keni kërcënuar jetët e gazetarëve duke i lidhur me Serbinë. Gazetarët në Kosovë sulmohen, shahen, fyhen, përndjeken. Edhe nga regjimi, edhe nga bandat e regjimit. Por megjithatë gazetarët e kanë kryer punën e vet.

Përdorimi i institucioneve të sigurisë, përfshirë AKI-në, është model i regjimeve diktatoriale. Është model i Bjellorusisë, i Rusisë. Është model i shteteve të Amerikës Latine, por kurrsesi nuk është model i shteteve demokratike. Shtetet demokratike e kryejnë punën e vet. Nëse kanë informacione, kanë prova për këdo, i adresojnë ato atje ku duhet: në Prokurori. Në të kundërtën nuk i kërcënojnë dhe nuk i shantazhojnë gazetarët.

Jetmiri është në punë. Është duke e xhiruar këtë deklarim. Është kontaktuar nga inspektorati policor. Do të shkojë të japë deklaratë, sepse ne jemi të vendosur për ta çuar rastin deri në fund. Dikush do të japë llogari. Dikush duhet të japë llogari. Sepse, keqpërdorimi i policisë nga një regjim në ikje, nga një regjim që është mbyt në luks dhe tash ka ka frikë të humbë këtë luks dhe përdor secilën metodë që të ruajë luksin, neve nuk na frikëson. Neve nuk na ndal. Do të presim e do të përcjellim edhe regjime, edhe kriminelë, edhe hajna sikurse këta.

Znj. Osmani, si presidente e këtij vendi do të duhej të luante rolin e presidentes së këtij vendi se ajo erdhi në pushtet me premtime të mëdha. Ajo erdhi në pushtet për të rregulluar arsimin. Ajo erdhi në pushtet për të krijuar siguri. Ajo erdhi në pushtet për mirëqenie. Ajo erdhi në pushtet për barazi.

Dhe, çka ndodhi pas katër vjet e kusur nga ardhja e saj në pushtet? Ajo u pasurua më shumë Ajo bleu shtëpi varg, ajo përdori të gjitha resurset shtetërore për vete dhe familjen e saj dhe e la arsimin në këtë gjendje. Pra, la nxënësit e tjerë pa kanalizim, pa ujë, pa siguri, me thika dhe me armë nëpër shkolla.

Sepse, këta nuk mërziten për këtë gjendje, se këta veç e kanë keqësuar këtë gjendje. Dhe këtë e dëshmon testi PISA. Kur kanë ardhur pushtet, Kosova ka qenë më mirë në testin PISA. Tash është më keq. Sepse i kanë përdorur krejt resurset shtetërore për regjimin e tyre. Këta nuk kanë menduar as për nxënës, as për shkolla, as për shëndetësi, as për mirëqenie.

Prandaj, le ta mbajnë këtë regjim, le të kënaqen në regjimin e tyre, por neve le të na lënë rehat, kolegët e mi le t’i lënë rehat sepse nuk ju frikësohemi.

Related

Previous Post

Ron Whitehead: Jeta është kreativitet i lindur nga dashuria

Next Post

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë vijës kufitare administrative

Next Post
KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë vijës kufitare administrative

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë vijës kufitare administrative

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.