Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Oficerët ushtarakë amerikanë në Bjellorusi, i shikojnë ushtrimet me Rusinë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/09/2025
in Lajme
0
Oficerët ushtarakë amerikanë në Bjellorusi, i shikojnë ushtrimet me Rusinë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Oficerë ushtarakë amerikanë u panë duke i vëzhguar ushtrimet e përbashkëta ushtarake mes Rusisë e Bjellorusisë të hënën.

Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin, iu tha oficerëve amerikanë se mund të shikojnë “çfarëdo që u intereson”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Rusia dhe Bjellorusia e filluan ushtrimin ushtarak “Zapad-2025” në territoret e të dyja vendeve të premten, në kohën e tensioneve të ngritura me NATO-n, dy ditë pasi Polonia rrëzoi disa dronë rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore.

Pjesëmarrja e amerikanëve në zonën e ushtrimeve ushtarake në Bjellorusi u prezantua si befasi nga Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

“Kush do të kishte menduar se si do të niste mëngjesi i një dite ttjetër të ushtrimit Zapad-2025” – thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie, ku theksohet pjesëmarrja e oficerëve amerikanë në mesin e përfaqësuesve nga 23 shtete, përfshirë dy vende të tjera anëtare të NATO-s, Turqinë dhe Hungarinë.

Ministria e Mbrojtjes publikoi një video ku dy oficerët ushtarakë amerikanë e falënderojnë ministrin Khrenin për ftesën dhe duke i shtrënguar duart me të.

“Ne do të tregojmë çfarëdo që ju intereson. Çfarëdo që dëshironi. Mund të shkoni atje dhe të shihni, të flisni me njerëz” – iu tha ministri bjellorus amerikanëve, të cilët refuzuan që të flisnin me gazetarë.

Prania e oficerëve amerikanë është shenja më e re e ngrohjes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara e Bjellorusisë, aleate e ngushtë e Rusisë, që e lejoi Putinin ta përdorte territorin e saj për të dërguar dhjetëra mijëra ushtarë në Ukrainë në shkurtin e vitit 2022./Nacionale/Nasuf Abdyli

Related

Previous Post

I lindur në Stamboll, Sinan Selen emërohet shef i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë

Next Post

Ramadani: Fundi i gjykimit në Hagë duhet të jetë me lirim, dëshmia e Rubin e rëndësishme

Next Post
Ramadani: Fundi i gjykimit në Hagë duhet të jetë me lirim, dëshmia e Rubin e rëndësishme

Ramadani: Fundi i gjykimit në Hagë duhet të jetë me lirim, dëshmia e Rubin e rëndësishme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.