Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Uran Ismaili me video emocionale, rrëfen për herë të parë jetën e tij

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/09/2025
in Lajme
0
Uran Ismaili me video emocionale, rrëfen për herë të parë jetën e tij
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ndarë sot një video emocionale, ku për herë të parë flet hapur për jetën e tij personale, familjen dhe rrugëtimin politik.

Në këtë paraqitje emocionale, Ismaili kthehet pas te fëmijëria në Bregun e Diellit, vitet e okupimit serb, shkollimin në shtëpi-shkolla dhe momentet e vështira që e formësuan karakterin e tij. “Në moshën 14-vjeçare e kam humb nënën, e ajo ka qenë shtylla e familjes. Humbja e saj ishte shumë e vështirë, por më forcoi lidhjen me babin, i cili më mësoi se në jetë duhet me punu shumë, për me i dalë zot vetes,” rrëfen ai.

 

Ismaili ndalet edhe te jeta e tij familjare që e krijoi, duke treguar për takimin me bashkëshorten Arizonën, të cilën e quan partneren me të cilën ka ndërtuar çdo gjë, nga familja me dy fëmijët Omerin dhe Umën, deri te rrugëtimi i tij politik. Për bashkëshorten e tij ai tha se ajo nuk është vetëm dashuria e jetës së tij po edhe partner i tij në çdo gjë sferë. Ai kujton gjithashtu studimet në Harvard, të cilat i dhanë mesazhin që e mban si udhërrëfyes: politika është për t’i shërbyer vendit dhe njerëzve.

Në video, një vend të rëndësishëm zë periudha kur ishte Ministër i Shëndetësisë, kohë kur thotë se u bënë reforma që shpëtuan jetë dhe kursyen miliona euro të shteti dhe qytetarëve. “I larguam listat e pritjes për stenta dhe e ndalëm korrupsionin me barnat,” kujton ai, duke shtuar se jo vetëm gjatë ushtrimit të këtij funksioni, por përherë ka besuar në ekspertizë dhe jo në ndarje partiake.

 

Në fund të rrëfimit, Ismaili i rikthehet garës së vitit 2021 dhe thirrjes së tij të njohur “Hajde ma gjallë, Prishtinë”, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve i ka dhënë forcë për të vazhduar edhe këtë herë. “Unë nuk dorëzohem. Prishtina është një për mua, këtu jetoj e këtu kam me qenë gjithmonë. Është koha për qytetarin e Prishtinës. Është koha për një jetë normale. Sot është koha për Prishtinën,” thotë Ismaili në video.

 

https://www.facebook.com/reel/1461147505139071

Related

Previous Post

Rexhepi i KNSH i ankohet korit diplomatik për ndaljen e fondeve të trashëgimisë agrokulturore

Next Post

Rubin: Thaçin e konsideronim udhëheqës, e kishin caktuar vetë shqiptaret

Next Post
Rubin: Thaçin e konsideronim udhëheqës, e kishin caktuar vetë shqiptaret

Rubin: Thaçin e konsideronim udhëheqës, e kishin caktuar vetë shqiptaret

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.