Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjeneral Jashari kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka marrë pjesë në Konferencën e 28-të, të nismës SHBA-Karta e Adriatikut A5. Kjo konferencë është realizuar në Tiranë, ku pjesëmarrës kanë qenë Shefat e Mbrojtjes të vendeve fqinje dhe Agjutantët e Përgjithshëm të Gardave Kombëtare.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
18/09/2025
in Lajme
0
Gjeneral Jashari kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në njoftimin e FSK-së thuhet se konferenca është udhëhequr nga Komandanti i Komandës Amerikane për Evropë, komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë dhe bashkëkryesuar nga Shqipëria dhe Bosnie Hercegovina.

 

Tutje, në njoftim bëhet e ditur po ashtu se Jashari theksoi nevojën dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë nismë dhe se, ky veprim do të sillte më shumë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi i plotë:

 

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në Konferencën e 28-të, të nismës SHBA-Karta e Adriatikut A5

Konferenca e 28-ta me rradhë është realizuar në Tiranë,  ku ishin pjesëmarrës Shefat e Mbrojtjes të vendeve fqinje dhe Agjutantët e Përgjithshëm të Gardave Kombëtare, të cilët kanë partneritet me shtetet përkatëse të rajonit. Kjo konferencë është udhëhequr nga Komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM), Komandanti Suprem i Forcave Aleate pë Evropë (SACEUR) dhe bashkëkryesuar nga Shqipëria dhe Bosnie Hercegovina.

Në margjinat e kësaj konference u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit rajonal në favor të ballafaqimit me sfidat e sigurisë. Gjithashtu u diskutua edhe rëndësia e bashkëpunimit civilo-ushtarak, në kontekstin e adresimit të sfidave të sigurisë shumë dimensionale.

Gjatë adresimit, GLT Jashari edhe kësaj radhe theksoi nevojën dhe rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë nismë. Ky veprim do të sillte më shumë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

 

Poashtu në kuadër të konferencës, KOMFSK ka realizuar takimet bilaterale me Komandantin e Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM) dhe njëherit Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjeneral Alexus G. Grynkewich, si dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingjin.

Në fund të konferencës të gjitha shtetet pjesëmarrëse u pajtuan që nisma të tilla i shërbejnë sigurisë rajonale dhe adresimit të sfidave të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.

Related

Previous Post

Ish-gazetari i BBC: Kurti e Vuçiq bashkëpunojnë në heshtje, e mbështesin njëri-tjetrin

Next Post

Krasniqi takon ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike në vend

Next Post
Krasniqi takon ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike në vend

Krasniqi takon ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike në vend

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.