Pas mesnate, më 19 shtator rreth orës 00:20, janë raportuar të shtëna me armë zjarri pranë pompës së derivateve “Valoni Petrol” në Veternik, Prishtinë.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se disa persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të një veture ku ndodheshin katër të rinj. Për fat të mirë, nuk është raportuar për të lënduar.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me dy vetura të tipit VW Golf, ndërsa policia ka gjetur një gëzhojë kalibër 7.65 mm.
Rasti është kualifikuar nga prokurori si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.