Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndaj lëvizjeve të fundit perëndimore për njohjen e Palestinës, duke theksuar se Izraeli do të vazhdojë zhvillimin e kolonive në Bregun Perëndimor të okupuar, të cilat pengojnë krijimin e një shteti palestinez në të ardhmen.
Ai shtoi se shtetësia palestineze “nuk do të ndodhë”.
Netanyahu tha se përgjigja e plotë e Izraelit ndaj këtyre njohjeve të fundit do të bëhet e ditur pasi të kthehet nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara këtë javë, ku pritet të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump.