Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Malta njofton se do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në asamblenë e OKB-së

Malta do të njoftojë zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara  në Nju Jork sot.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/09/2025
in Lajme
0
Malta njofton se do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në asamblenë e OKB-së
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kështu njoftoi mëngjesin e sotëm zyra e kryeministrit, Robert Abela duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera që kanë ndërmarrë të njëjtin hap. Vendimi vjen pasi Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia njohën dje shtetin palestinez, një veprim ky që synon të promovojë një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Kryeministri maltez Robert Abela njoftoi për herë të parë planet për të njohur një shtet palestinez në maj, por takimi i Kombeve të Bashkuara u shty më pas. Malta ka mbështetur prej kohësh përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete, duke ruajtur njëkohësisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Gruaja e ish-liderit palestinez, Yasser Arafat , madje jetoi në ishull për disa vite.

Dje vonë, në një postim në Facebook, Abela përshëndeti dorëzimin e një ngarkese me miell të ofruar nga Malta në Gaza në prag të njohjes së shtetit palestinez. Ai tha se njohja e shtetit palestinez ishte historike dhe se Malta mbetet e përkushtuar për të arritur paqen në rajon./Periskopi/

Related

Previous Post

“As vlimi s’e eliminon manganin” – Uji nga Badoci vazhdon të jetë i papijshëm

Next Post

Duncan: Propaganda serbe thoshte që UÇK-ja ishte e rregullt dhe me hierarki

Next Post
Duncan: Propaganda serbe thoshte që UÇK-ja ishte e rregullt dhe me hierarki

Duncan: Propaganda serbe thoshte që UÇK-ja ishte e rregullt dhe me hierarki

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.