Me pikëllim të thellë, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit njofton ndarjen nga jeta të bashkëpunëtores së tyre shumëvjeçare, Infermieres Rejane Haziri.
Infermierja Haziri ka shërbyer me përkushtim në Shërbimin e Emergjencës, duke u dalluar për kujdesin e saj të jashtëzakonshëm ndaj pacientëve dhe kolegialitetin me stafin e spitalit.
Menaxhmenti dhe personeli i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri-Murati, miqve dhe të afërmve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj. U prehtë në paqe.