Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Skandaloze: Edhe një vit pas Haga merret me grafite për të kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit

Kanë kaluar rrafsh një vit, që kur në Prishtinë u vendosën disa grafite kundër Fadil Gecit. Kjo pasi ky i fundit dëshmoi në Gjykatën Speciale të Hagës.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/09/2025
in Lajme
0
Skandaloze: Edhe një vit pas Haga merret me grafite për të kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Sh*a i biri sh*inës”, thuhej në ato grafite.

Edhe pse ato u shfaqën në tetorin e vitit të kaluar, Prokuroria e Hagës ende po merret me këto zhvillime për të kërkuar vazhdimin e paraburgimin ndaj Thaçit.
“Për më tepër, klima e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së në Kosovë vazhdon, për të cilën Gjykata e Apelit ka rënë dakord se është një “konsideratë kontekstuale” relevante. Gjetje të ngjashme u bënë në Aktgjykimin e Gjyqit Mustafa dhe në Aktgjykimin e Apelit Gucati dhe Haradinaj. Trupi Gjykues në çështjen Gucati dhe Haradinaj konsideroi se “mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje e gjallë dhe kritike në Kosovë”, dhe ia atribuoi dëshminë ekspertit të mbrojtjes Robert Reid, i cili vuri në dukje se, në më shumë se 20 vjet në këtë fushë, ai nuk kishte parë kurrë frikësim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë. Kjo klimë e frikësimit të dëshmitarëve vazhdon të vazhdojë, siç është vënë re nga Trupi Gjykues në rastin Shala dhe siç shihet në raportet e medias, duke përfshirë edhe dëshminë shumë kohë pas saj. Natyra nxitëse dhe personale e sulmeve, dhe komentet që ato provokojnë, mund të rrezikojnë privatësinë, mirëqenien dhe sigurinë e dëshmitarëve të ardhshëm dhe/ose të kaluar”, thuhet në kërkesë të Prokurorisë.

Pra, ky arsyetim po përdoret tash e një vit.

Ngjashëm qysh kundër Jakup Krasniqit po përdoret një postim i para 5 vitesh për Shkëlzen Gashin.

Megjithatë, Prokuroria po has në miratim nga gjyqtarët, pavarësisht se po evidentohen mangësi të mëdha.

Pavarësisht se Gjykata Speciale konfirmoi se nuk ka rrezik të arratisjes për Thaçin tash e disa herë, Prokuroria vazhdon të ofrojë të njëjtat argumente.

“Paneli vëren se ZPS-ja po paraqet në thelb të njëjtat argumente që janë marrë në konsideratë dhe janë refuzuar nga Paneli në vendimet e mëparshme, në lidhje me çështjet e mëposhtme: (i) ndërgjegjësimi i Z. Thaçi për seriozitetin e akuzave të konfirmuara kundër tij; (ii) potenciali i një dënimi të gjatë nëse ai dënohet; (iii) njohuria e plotë e Z. Thaçi për çështjen dhe provat e paraqitura kundër tij dhe (iv) ndërgjegjësimi i Z. Thaçi se akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë konfirmuar kundër tij. Në këtë drejtim, Paneli kujton konstatimin e Panelit të Gjykatës së Apelit se nuk duhet të pritet që Gjyqtari i Procedurës Paraprake të shqyrtojë parashtresa që thjesht përsërisin argumente që janë trajtuar tashmë në vendimet e mëparshme të shqyrtimit”, thuhet në vendim, raporton Nacionale.

Gjyqtarët sërish e kanë konfirmuar se Thaçi nuk ka tendencë të arratiset.

“Paneli konstaton se, ndërsa rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet kurrë plotësisht, Paneli konsideron se Prokuroria Speciale nuk ka arritur të vërtetojë pretendimin e saj për një “mundësi mjaftueshëm reale” që i Akuzuari të arratiset nëse lirohet, bazuar në fazën e procedurave”, thuhet më tutje.

Pavarësisht se nuk ka më dëshmitarë të Prokurorisë, e as të avokatit të viktimave, pavarësisht se kërkesat e Prokurorisë janë krejt të njëjta, gjyqtarët sërish morën vendimin në favor të tyre.

“Paneli kujton se emrat dhe detajet personale të disa dëshmitarëve shumë të ndjeshëm të Prokurorisë Speciale i janë zbuluar Mbrojtjes së Thaçit, dhe për këtë arsye janë bërë të njohura për një gamë më të gjerë njerëzish, përfshirë Z. Thaçi. Kjo, nga ana tjetër, rrit rrezikun që informacioni i ndjeshëm që lidhet me dëshmitarët të bëhet i njohur për publikun. Përveç kësaj, Paneli kujton se informacioni në lidhje me viktimat-dëshmitarë me status të dyfishtë dhe dëshmitarët e Avokatit të Viktimave, disa prej të cilëve kanë dëshmuar, i është dhënë Mbrojtjes së Thaçit dhe se Paneli ka konstatuar se kjo gjithashtu amplifikon rrezikun që informacioni konfidencial që lidhet me viktimat të bëhet i njohur për anëtarët e publikut. Ky rrezik ekziston edhe pasi dëshmitarët e Prokurorisë Speciale dhe të Avokatit të Viktimave të kenë dëshmuar, pasi shumë prej tyre kanë masa mbrojtëse dhe identiteti i tyre nuk duhet t’i bëhet i njohur publikut në asnjë kohë”, thuhet më tutje.

Related

Previous Post

Arian Tahiri prezanton projekt për revitalizimin e lumit Ibër në dy brigjet

Next Post

​Formimi i qeverisë së re, Kurti nuk tregon nëse ka siguruar votat

Next Post
​Formimi i qeverisë së re, Kurti nuk tregon nëse ka siguruar votat

​Formimi i qeverisë së re, Kurti nuk tregon nëse ka siguruar votat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.