Egzon Limoni ka shpallur kandidaturën e tij për Këshilltar Komunal në Gjilan, në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor. Ai garon nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Në njoftimin e tij drejtuar qytetarëve, Limoni thekson se me përkushtim, vizion të qartë dhe ndershmëri synon të përfaqësojë interesat e gjilanasve dhe të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
“Me besimin tuaj, kam vendosur të kandidoj për Këshilltar Komunal. Ju ftoj që më 12 tetor të ma besoni votën tuaj. Së bashku për një Gjilan më të mirë,” është shprehur Limoni.