Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksioni në Prishtinë dhe Pejë: Shtatë të arrestuar – sekuestrohen drogë, 34 automjete, armë e para

Nga operacioni i sotëm në rajonin e Prishtinës dhe Pejës janë arrestuar shtatë persona, raporton Periskopi.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/09/2025
in Lajme
0
Aksioni në Prishtinë dhe Pejë: Shtatë të arrestuar – sekuestrohen drogë, 34 automjete, armë e para
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës

Operacioni “Qielli i Thyer”, arrestohen shtatë persona

 

Prishtinë, 24 Shtator – Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në regjionet e Prishtinës dhe Pejës.

Ky aksion, i koduar me emrin “Qielli i Thyer”, është realizuar në 25 lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë:

 

  • 638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë; • Një ( 1 ) peshore për matjen e lëndëve narkotike; • 11,065 euro para të gatshme; • 34 automjete; • Shtatë (7) armë zjarri; • Dokumente personale me identitet të rremë; • Pajisje elektronike; • Dokumentacion i ndryshëm pronësor dhe financiar.

Operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë europiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbesin të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar, duke synuar jo vetëm parandalimin, por edhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cënojnë ligjin dhe rendin.

Related

Previous Post

Franca dy vite pas Banjskës: Autorët e sulmit duhet të sillen para drejtësisë

Next Post

Të shtëna në një qendër të imigracionit në Dallas – disa të plagosur

Next Post
Të shtëna në një qendër të imigracionit në Dallas – disa të plagosur

Të shtëna në një qendër të imigracionit në Dallas – disa të plagosur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.