Për këtë ai u kritikua shumë ku e quajtën edhe tradhtar të shqiptarëve.
Myftiu sqaroi në emisionin Kosova Live se praninë e tij në këtë ceremoni e bëri me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, duke theksuar se përfaqësonte institucionin fetar që udhëheq dhe se qëllimi ishte përcjellja e një mesazhi për paqen, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare.
Saqipi, i njohur si myftiu nga Tërnoci, tha se Bashkësia Islame e Serbisë do të vazhdojë të jetë faktor i rëndësishëm në ndërtimin e paqes sociale dhe respektimit të diversitetit.