Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE në përvjetorin e Banjskës: Arrestoni sulmuesit, shqetësuese pjesëmarrja e tyre në protesta në Serbi

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/09/2025
in Lajme
0
BE në përvjetorin e Banjskës: Arrestoni sulmuesit, shqetësuese pjesëmarrja e tyre në protesta në Serbi
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra.info – Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të arrestojnë dhe ndjekin penalisht personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë, që ndodhi dy vite më parë dhe ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Portparoli i BE-së në një përgjigje për N1 theksoi:
“Sulmi i Banjskës, i kryer nga serbë të armatosur kundër policisë së Kosovës, e rrezikoi rëndë sigurinë rajonale. Presim që autoritetet e Serbisë të arrestojnë dhe ndjekin ata që ndodhen në Serbi, me akuza përkatëse, para gjykatave të Serbisë.” transmeton Qendra.Info

Sulmuesit në protesta në Beograd

BE ka shprehur shqetësim edhe për raportimet se persona të akuzuar për ngjarjet në Banjskë janë parë në protesta në qendër të Beogradit.
Radio Evropa e Lirë, përmes mjeteve të identifikimit të fytyrës, ka konfirmuar se ndër ta ishte edhe Vladimir Vučetić nga Mitrovica e Veriut, një nga 45 të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërkohë, në fokus të kritikave mbetet edhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe figurë kyçe e përfshirë në Banjskë, për të cilin kujtohet se së fundmi është parë në Kosovë dhe madje ka bërë kërcënime publike ndaj qytetarëve.

Bashkëpunim i munguar ligjor

BE ka rikujtuar se që në tetor 2023, Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën ka përcjellë kërkesën për ndihmë të ndërsjellë ligjore nga Kosova në Serbi, por deri më sot Beogradi nuk ka dhënë përgjigje.

“Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanaleve ekzistuese ligjore. Ky problem është ngritur personalisht nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së me presidentin Vuçiç dhe do të mbetet temë edhe në takimet e ardhshme me liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork,” tha BE.

Dy vjet nga Banjksa

Sot bëhen dy vite nga sulmi i armatosur në fshatin Banjskë, ku një grup serbësh të uniformuar që kishin bllokuar një urë, u përplasën me Policinë e Kosovës. Në këtë incident mbeti i vrarë një polic kosovar dhe u vranë tre sulmues serbë./Qendra.Info

Related

Previous Post

Derisa Osmani lavdëronte Trump, Fox News shfaqi rrahjen në Kuvend

Next Post

Si i ndau Gazmend Muhaxheri subvencion për prodhimin e rakisë anëtarit të partisë së Sllobodan Millosheviqit?

Next Post
Si i ndau Gazmend Muhaxheri subvencion për prodhimin e rakisë anëtarit të partisë së Sllobodan Millosheviqit?

Si i ndau Gazmend Muhaxheri subvencion për prodhimin e rakisë anëtarit të partisë së Sllobodan Millosheviqit?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.