Ai mori 2,500 euro për blerjen e pajisjeve për prodhimin e rakisë, shkruan Insajderi.
Vendimi i vitit 2020 mban nënshkrimin e kryetarit Gazmend Muhaxheri.
“Lejohet ndihma prej 2500 euro për Milos Dimitrijevic nga mjetet e buxhetit komunal për financim për blerjen e makinave për prodhimin e rakisë“, thuhet në vendim.

Kush është Milos Dimitrijevic dhe lidhja e tij me SPS?
Dimitrijevic, është i njohur si një nga përfaqësuesit e strukturave paralele serbe në komunën e Pejës.
Ai në rrjete sociale shpërndan haptas aktivitetin e Partisë Socialiste e Serbisë (SPS), partisë së themeluar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Ai në të kaluarën është prezantuar edhe si “kryetar i komunës serbe të Pejës”.
Në anën tjetër, mediat serbe i referohen atij si anëtar i SPS, dhe sipas raportimeve ai ishte kandidat për deputet nga kjo parti. /Insajderi.org