Vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, një punim akademik, ku ai ishte bashkautor, ndezi reagime të forta.
Në tekst përmendet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) u financua jo vetëm nga diaspora, por edhe nga trafikantë droge që dërgonin para dhe njerëz për të luftuar.
Basha së fundi ka shkruar se ka bërë kërkesë që të largohet nga publikimi Kapitulli 3, dhe se kjo kërkesë i është aprovuar nga Komiteti i Publikimeve i Revistës.