Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Italia e do krejt Ballkanin në BE: Kështu do të kemi një Evropë më të fortë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/09/2025
in Lajme
0
Italia e do krejt Ballkanin në BE: Kështu do të kemi një Evropë më të fortë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar se procesi i integrimit evropian nuk mund të quhet i plotë pa “ribashkimin” e rajonit të Ballkanit Perëndimor me familjen evropiane.

“Integrimi i tyre në BE do ta forcojë tërësinë e Evropës. Qeveria italiane i jep prioritetin më të lartë Ballkanit Perëndimor”, tha Tajani, duke shtuar se “procesi i integrimit të tyre evropian do të jetë investimi më i rëndësishëm strategjik për Unionin”, shkruan “Ansa”.

 

Këto komente, Tajani i bëri në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të 80-të të OKB-së. Ai organizoi dhe kryesoi një takim të ri të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë format morën pjesë ministra dhe përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Austria, Çekia, Kroacia, Greqia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Related

Previous Post

Dimal Basha thotë se e ka hequr nga faqja shkrimin e tij skandaloz kundër UÇK-së

Next Post

Serbia i dorëzon notë OKB-së pse Vjosa Osmani u pa në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara!

Next Post
Serbia i dorëzon notë OKB-së pse Vjosa Osmani u pa në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara!

Serbia i dorëzon notë OKB-së pse Vjosa Osmani u pa në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.