Kryeministri grek Mitsotakis dhe ai turk Erdogan nuk janë takuar në New York, në kuadër të punimeve të asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve te Bashkuara, edhe pse një takim mes tyre ka qenë i planifikuar.
Të dy udhëheqësit duhej të takoheshin të martën. Ishte pala turke që fillimisht kërkoi një shtyrje të takimit, pasi Erdogan po merrte pjesë në një takim të udhëheqësve arabë dhe myslimanë të organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Pas këtij anulimi, një burim i lartë qeveritar lajmëron “CNN grek” se gjithsesi Greqia ka lënë kanale të hapura komunikimi për Ankaranë, ndërsa sipas gazetës turke Milliyet, kërkesa për takimin Erdogan-Mitsotakis erdhi nga Athina… dhe jo nga Turqia.
Ishte ora 16:10 e së martës kur, “papritur”, nga Nju Jorku filluan të rrjedhin informacione se takimi ishte “në ajër”. Ne atë kohë delegacioni turk e kishte informuar ekipin grek se nuk kishte kohë të mjaftueshme për takimin.
Gjate fjalës se tij në asamblenë e Përgjithshme të OKB, presidenti turk tha se projekti i ndërlidhjes së energjisë elektrike Greqi-Qipro nuk do të realizohej, ndërsa duket se kanalet e komunikimit diplomatik mes dy vendeve janë ngushtuar në New York./AP