Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 01:00 ne rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhëndësi polici për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku njoftoj se në aksident është përfshirë një veturë.
Pllana, bëri të ditur se nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Eqrem Çabej, në Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë. Nuk raportohet për të lënduar, ka thënë Pllana.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Periskopi/