Kreu i PD-së, Sali Berisha, postoi një foto të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Daku, në të cilën shfaqej ai me një person tjetër në qeli me celular në dorë.
Foton e morën të gjithë mediat dhe e përhapën si lajm, duke u shprehur për mënyrën e privilegjuar që trajtohej Dako në burgjet shqiptare.
Pak kohë pas postimit, Berisha e fshiu postimin, duke mos dhënë asnjë shpjegim. Po ashtu, edhe mediat nuk u rekën ta jepnin ndonjë të tillë.
Nuk është hera e parë që ‘qytetari dixhitat’ i Berishës bëhet shkak për dezinformim, kështu edhe ky rast nuk mund të shpëtonte nga një gjë e tillë.
E vërteta është se ajo foto e Vangjush Dakos nuk ekziston, por është bërë me “Grok”, që është një chatbot me inteligjencë artificiale që është zhvilluar nga kompania xAI, e Elon Musk, për të rivalizuar Inteligjencën Artificiale ChatGPT etj.
Ndaj edhe Berisha, me sa duket, pasi e hodhi shpifjen, e fshiu postimin./TemA