Tahiri ka treguar se projekti përfshin renovimin e ndërtesave me fasada, kulme, dyer dhe dritare të reja.
Ai ka thënë se do të krijohen parqe, kënde lojërash, fusha sportive dhe një çerdhe për fëmijë.
Tahiri ka treguar se edhe brigjet e lumit “Trepça” deri te “Tuneli i Parë” do të rregullohen me shtigje për ecje e biçikleta dhe me ndriçim e gjelbërim. \“Transformimi i “Tunelit të Parë” Kjo pjesë e Mitrovicës do të marrë një pamje të re. Projekti përfshin renovimin e ndërtesave me fasada, kulme, dyer dhe dritare të reja. Do të krijohen parqe, kënde lojërash, fusha sportive dhe një çerdhe për fëmijë. Edhe brigjet e lumit “Trepça” do të rregullohen me shtigje për ecje e biçikleta dhe me ndriçim e gjelbërim. Banorët te “Tuneli i Parë” do të kenë mjedis më të pastër dhe më modern për të jetuar. ”, ka shkruar Tahiri.