Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryediplomatja shqiptare: Çdo moskuptim i Kosovës me SHBA’në na shqetëson

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali tha të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës, ndërsa u shpreh e keqardhur që ende nuk është arritur konstituimi i Kuvendit.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
25/09/2025
in Lajme
0
Kryediplomatja shqiptare: Çdo moskuptim i Kosovës me SHBA’në na shqetëson
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Për të ardhur keq që institucionet në Kosovë po ngecin. Puna është se sa vullnet politik ka nga të gjitha palët për t’i tejkaluar këto vështirësi. Duhet ta them që sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen, por sigurisht institucionet në Kosovë duhet të jenë më përgjegjëse. Duhet respektuar edhe sovraniteti dhe integriteti territorial”, u shpreh Spiropali.

Duke u ndalur te sulmi në Banjskë, Spiropali tha se qartazi ai ishte një sulm terrorist dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë.
“Sulmi në Banjskë ishte i papranueshëm dhe asnjë alibi nuk mund të fshehë përgjegjësinë e atyre që ndërmorën atë sulm. Sa i takon çështje të sigurisë në Kosovë, SHBA e ka bërë të qartë që misioni i UNMIK nuk duhet të jetë më. KFOR, EULEX, autoritet e Kosovës mjaftojnë për të garantuar sigurinë. Pra, garantimi i sovranitetit dhe shtrirjes së këtij sovraniteti në gjithë territorin duhet të ecin paralelisht. Duhet gjetur një marrëveshje që garanton kohë për zhvendosjen e UNMIK”, tha Spiropali.

Spiropali tha gjithashtu se Kosova nuk duhet të thellojë ndarjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të tregojë kujdes të shtuar.

Related

Previous Post

Ariu shfaqet në Novosellë të Pejës, sulmon dhe mbyt disa dele

Next Post

Tokio në vendin e parë për lagjet “më cool në botë”, kjo top-lista

Next Post
Tokio në vendin e parë për lagjet “më cool në botë”, kjo top-lista

Tokio në vendin e parë për lagjet “më cool në botë”, kjo top-lista

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.