Adrola Dushi ka hapur një kapitull të dhimbshëm të jetës së saj, duke treguar përvojën traumatike që përjetoi gjatë shtatzënisë. E ftuar në podcastin e Orinda Hutës, modelja nuk e fshehu se ajo periudhë ka qenë “makthi më i madh” i jetës së saj.
“Që në momentin që mbeta shtatzënë, për mua nisi makthi. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë”, rrëfen Adrola, duke e përshkruar me një sinqeritet brutal atë periudhë të rëndë emocionale.
Modelja shton se mungesa e përgatitjes për rolin e nënës e thelloi edhe më shumë gjendjen: “As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë”.
Mes lotëve, ajo pranoi se kishte menduar edhe të hiqte dorë nga fëmija: “Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente”.
Ky rrëfim i Adrolës ngre siparin e një realiteti të dhimbshëm që shumë gra zgjedhin ta heshtin, ndërsa ajo vendosi ta ndajë me publikun, duke treguar plagën e thellë që i la shtatzënia.