Shkruan: Valon Syla
Në Mitrovicë, në Gjakovë e në Ferizaj janë të padukshëm me përqindje 1 shifrore… me mundësi minimale edhe për ringjallje.
Në Viti me degë të shpartalluar dhe autokraci të kryetarit kandidat Sokol Haliti, balotazhi e pret me gjasat ma të mëdha, por edhe kjo mund të jetë fund i një qeverisje të gjatë të LDK atje nga befasitë që e presin.
Në Vushtrri të ndarë në dysh LDK pret të gjejë partnerë për pushtet lokal sepse fitoren ia kanë larguar dhe as vetë nuk e presin më.
Në Podujevë, doktori i LDK atje Ekrem Hyseni ka gjasa të mos mbetet as në balotazh pasi që Bulliqi nga VV lehtë mund të kapërcejë garën me të parën.
Dhe të gjitha energjitë i kanë koncentruar në Prishtinë. Me një kandidat i cili me 21% vota reale, u bë Kryetar me ndihmën e të gjithë opozitës, shoqërisë civile dhe shoqatave zejtare, larg strukturave të LDK Përparim Rama, i cili këtë edhe nuk e fsheh dhe vetë e deklaron se nuk është LDK.
I gjithë ky investim në një “mish të gjallë” i cili nuk kreu punë as për Prishtinën, me disa prej punëve edhe të dyshimta dhe me lëndë në prokurori… nuk kreu punë as për degët e LDK e as për ata që ia mundësuan fitoren, ata si shpërblim morën arrogancën e tij me doza të mëdha follirancie.
Tash në Prishtinë luftohet për balotazh, dhe atë pikërisht kundër atyre që e bënë Kryetar herën e parë me PDK dhe kandidatin Uran Ismaili i cili duket qartë se tërheq vota jashtë trupit të partisë së tij… të cilët sot i kritikon më së shumti edhe Përparim Rama sepse i sheh si konkurrentë kryesorë.
Balotazhi në Prishtinë mund të jetë i paqartë por një gjë është e qartë. Ai është suksesi i Abdixhikut.
Nëse fiton LDK në Prishtinë, Perparim Rama i hapet mundësia për Kryetar të Partisë qe me këtë sukses e përbysë Abdixhikun. Apo nëse humb nga balotazhi LDK në Prishtinë, përsëri Abdixhikut do ti kërkohet llogari dhe dorëheqje.
Pra është e qartë që atij po i vjen përballja përfundimtare me realitetin e sukseseve dhe deshtimeve. Për të mirë apo të keq Abdixhiku e ka arritur pikën kulminante të performancës dhe kjo tashmë po vendnumëron, pra eshtë kryesisht në një stagnim e që në disa komuna edhe po vyshket e venitet, që dikur i kishte bastione.
Rreziku nga performanca e dobët e LDK, e rrit vetëm Vetëvendosjen sepse një pjesë e votuesit të tyre mbetet në mezozonë. Sidomos ata që ikën nga LDK me renegadët dhe tradhtarët e partisë më të vjetër, ish miqtë e Abdixhikut, si Vjosa Osmani dhe të tjerë oportunista e llaskuca si Peci, Bulliqi e tjerë.
Paçit fat në këto zgjedhje.