Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Serbia i dha shtetësinë serbe oligarkut rus të sanksionuar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
25/09/2025
in Lajme
0
Serbia i dha shtetësinë serbe oligarkut rus të sanksionuar
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Oleg Bojko, një nga 100 rusët më të pasur, ka marrë shtetësinë e Serbisë me vendim të qeverisë së Milosh Vuçeviqit në mars të këtij viti, ndonëse në atë kohë ndodhej tashmë nën sanksionet e Australisë, Polonisë dhe Ukrainës. Sipas BIRN, Bojko prej disa vitesh përmes kompanisë së tij në Beograd bën biznes me kompani në Qipro dhe Rusi.

Vuçeviq, në atë kohë kryeministër në dorëheqje, i dha shtetësinë e Republikës së Serbisë oligarkut dhe miliarderit rus në mars 2025, edhe pse Bojko ishte në listën e sanksioneve të Australisë dhe Polonisë. Polonia e kishte futur në listë për shkak të lidhjeve të tij me organizata kriminale dhe me shërbimet e inteligjencës ruse, zbulon BIRN.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve të BE-së, Britanisë dhe SHBA-së kundër Kremlinit, Bojko hapi një kompani në Beograd, përmes së cilës vazhdon aktivitetet me ndërmarrje të lidhura në Qipro, Rusi dhe Kazakistan, tregon hetimi i BIRN-it.

Ligji serb parashikon që qeveria mund t’u japë shtetësi të huajve “për të cilët pranimi në shtetësi përbën interes për Republikën e Serbisë”. Megjithatë, në vendimet që botohen në Gazetën Zyrtare nuk sqarohet se cili është interesi i shtetit.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN-it për arsyet pse Bojkos iu dha shtetësia. As vetë Bojko nuk u përgjigj pyetjeve të dërguara nga BIRN për shtetësinë dhe bizneset e tij nga Beogradi.

Numri i shtetësive të dhëna me vendim të qeverisë është rritur ndjeshëm pas fillimit të luftës në Ukrainë. Nga viti 2010 deri në vitin 2015, mesatarisht 5 deri në 13 persona në vit merrnin shtetësi me këtë procedurë. Në vitin 2022, vitin e parë të luftës, u arrit rekordi me 64 raste, ndërsa nga ajo kohë e deri më sot mbi 150 rusë kanë marrë shtetësi serbe.

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, ajo vazhdon të mos i bashkohet sanksioneve të Brukselit ndaj Moskës. Presidenti Aleksandar Vuçiç si arsye ka përmendur miqësinë historike me Rusinë, mbështetjen e saj kundër pavarësisë së Kosovës dhe varësinë energjetike të Serbisë nga gazi rus.

Kush është Oleg Bojko dhe pse është i sanksionuar?

Bojko është për dekada në listën e 100 rusëve më të pasur. Ai është pronar i grupit të madh investues Finstar Financial Group, që kontrollon kompani në Evropë dhe Amerikën Latine. Pasuria e tij vlerësohet rreth 1,2 miliardë dollarë dhe interesat e tij kryesore janë kreditë afatshkurtra, pasuritë e paluajtshme dhe industria e lojërave të fatit.

Polonia thekson se kazinotë nën kontrollin e tij mund të shërbejnë për pastrimin e parave të krimit të organizuar dhe për lidhje me bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete ruse. Për këtë arsye, Varshava i vendosi masa të ashpra: ngrirjen e pasurive, ndalimin e transaksioneve, përjashtimin nga tenderët publikë dhe ndalimin e çdo mënyre të shmangies së sanksioneve.

Ai është gjithashtu në listën e sanksioneve të Australisë që prej prillit 2022, si dhe në listën e Ukrainës dhe në listën amerikane të oligarkëve rusë të publikuar nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018.

Bizneset nga Beogradi

Bojko është pronar i 100% të kompanisë Digital Finance International në Beograd që nga prilli 2022. Në fillim kompania kishte fitime minimale, por që nga 2022 të ardhurat janë rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 132 mijë euro në 2022, në mbi 1,1 milion euro në 2023, dhe gati 5,8 milion euro në 2024 – kryesisht nga tregjet e huaja.

Firma ka marrë subvencione nga Ministria e Ekonomisë së Serbisë, ka investuar në kompani në Kazakistan dhe Rusi, dhe ka pranuar mbi 11 milionë euro injeksione kapitali nga pronari. Përveç kësaj, vazhdon transaksionet me kompani në Qipro dhe Indi.

Sipas të dhënave më të fundit, kompania në Beograd zotëron aksione në disa ndërmarrje ruse, përfshirë MIR Tekhnology, IT Ekspert dhe Finstar Holding, e cila kontrollon disa kompani të tjera financiare dhe teknologjike në Rusi.

Related

Previous Post

Besnik Osmani: Mbështetja për ndërmarrjet vendore është çelës i zhvillimit të Fushë Kosovës

Next Post

Marina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë

Next Post
Marina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë

Marina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.