Jimmy Kimmel është rikthyer fuqishëm në ekran pas pezullimit të përkohshëm nga ABC, duke thyer rekordin e audiencës për emisionin e tij në “prime time”. Sipas të dhënave të ABC dhe kompanisë së matjes së audiencës Nielsen, episodi i transmetuar të martën mbrëma u ndoq nga 6.26 milionë shikues, shifra më e lartë ndonjëherë në orarin e zakonshëm të “Jimmy Kimmel Live!”.
Ky numër është shumë më i madh krahasuar me mesataren e këtij viti, që ka qenë rreth 1.55 milionë shikues për episod. Rikthimi i Kimmel vjen pasi emisioni u pezullua më 17 shtator për shkak të deklaratave të tij mbi atentatin ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, gjë që ndezi polemika të mëdha në SHBA.
Në hapjen e programit, Kimmel u shpreh se mbështet kompaninë Disney, por nuk ishte dakord me vendimin për pezullim, i cili ishte marrë nga CEO Bob Iger dhe Dana Walden, bashkëdrejtuesja e divizionit të argëtimit në Disney.
Pavarësisht polemikave, rikthimi i tij rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale: monologu i parë u pa mbi 26 milionë herë në YouTube dhe platformat e tjera online, duke treguar se popullariteti i Kimmel mbetet i madh përtej televizionit tradicional.
Shifrat e larta të audiencës u arritën edhe pse dy rrjete të mëdha televizive, Nexstar Media Group dhe Sinclair Inc., që m