Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ngrihet aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në lidhje me dëshminë e tij para Kongresit amerikan.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/09/2025
in Lajme
0
Ngrihet aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Comey – i cili për kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të kritikave të presidentit amerikan Donald Trump – akuzohet se ka gënjyer para Kongresit gjatë dëshmisë së tij në shtator të vitit 2020, lidhur me pyetjen nëse kishte autorizuar rrjedhjen e të dhënave të klasifikuar në media.

 

Duke reaguar ndaj aktakuzës, Comey tha se ndihet i pafajshëm dhe se “kam besim të madh në sistemin gjyqësor federal”.

Avokati i tij, Patrick J. Fitzgerald, tha në një deklaratë: “Jim Comey i mohon plotësisht akuzat e ngritura sot. Ne mezi presim ta shpallim të pafajshëm në gjykatë”.

Nëse shpallet fajtor, Comey mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Ai akuzohet për dhënie të dëshmisë së rrejshme dhe për pengimin e një hetimi nga Kongresi.

Aktakuza u ngrit disa ditë pasi Trump i bëri thirrje kryeprokurores së vendit, Pam Bondi, që t’i hetojë në mënyrë më të ashpër kundërshtarët e tij politikë, përfshirë Comeyn.

Trumpi i kishte kërcënuar me burgosje rivalët e tij politikë qysh kur kishte garuar për president në vitin 2015, por aktakuza e së enjtes nënkupton se kjo është hera e parë që administrata e tij ka arritur ta sigurojë një aktakuzë nga një juri e madhe kundër njërit prej tyre.\

 

Departamenti i Drejtësisë i Trumpit po heton gjithashtu kundërshtarë të tjerë, përfshirë prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, dhe John Boltonin, i cili shërbeu si zyrtar i sigurisë kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Trump, i cili i ka bërë trysni prokurores së përgjithshme Bondi për t’i ndjekur penalisht Comeyn dhe kritikë të tjerë, e festoi lajmin.

 

“Drejtësi në Amerikë!” shkroi ai në rrjetet sociale. “Ai ka qenë shumë i dëmshëm për vendin tonë, për kohë kaq të gjatë”.

Trumpi e shkarkoi Comeyn në vitin 2017, në fillim të mandatit të tij të parë. Që atëherë, ai e ka kritikuar rregullisht Comeyn për mënyrën se si e kishte udhëhequr hetimin nga FBI-ja që dokumentoi kontaktet mes rusëve dhe fushatës së Trumpit në vitin 2016.

 

Qëkurse Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Departamenti i Drejtësisë ka shqyrtuar dëshminë e Comeyt të vitit 2020, kur ai iu përgjigj kritikave republikane mbi hetimin për Rusinë dhe mohoi se kishte autorizuar publikimin e informacioneve të klasifikuara në media.

Sipas aktakuzës, Comey e mashtroi Kongresin duke deklaruar se nuk kishte autorizuar askënd tjetër të ishte burim anonim në raportimet e mediave për një hetim të FBI-së.

Related

Previous Post

Alarm para ndeshjes Serbi – Shqipëri: ‘Ballisti’ Morina po numëron ditët.

Next Post

Maratona e Prishtinës të dielën bllokon rrugët

Next Post
Maratona e Prishtinës të dielën bllokon rrugët

Maratona e Prishtinës të dielën bllokon rrugët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.