Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale padi dhe kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha.
Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në ShBA.
Përfaqësuesi i tij ligjor, avokatin Gent Gjini ka thënë se kanë kërkuar nga Prokuroria që të ia ndalojë Bashës që të dalë me qëndrime lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij në këtë formë ai është duke keqpërdorur pozitën e ti.