Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

LDK i reagon Kurtit për deklaratën: Kush e rrezikon miqësinë me SHBA, rrezikon ekzistencën e vetë shtetit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve dhe qasjes së Kryeministrit Albin Kurti karshi aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
28/09/2025
in Lajme
0
LDK i reagon Kurtit për deklaratën: Kush e rrezikon miqësinë me SHBA, rrezikon ekzistencën e vetë shtetit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka thënë se Kurti po hyn në histori si “njeriu që po e shkatërron miqësinë më të shenjtë të popullit tonë”, duke e cilësuar këtë si aventurizëm politik me pasoja të rënda për Kosovën.

 

“Këto ‘jo’-të e Kurtit janë po-ja më e madhe për izolimin e Kosovës!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Ajo ka rikujtuar kontributin historik të SHBA-së në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke thënë se pa ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga Amerika, nuk do të kishte liri, pavarësi e as njohje ndërkombëtare për vendin.

 

“Sot, ai partner që na qëndroi pranë në ditët më të vështira, po dëgjon nga ‘Kryeministri’ i Kosovës fjalë fyese dhe veprime të papërgjegjshme. Pasojat janë të qarta: ndëshkime nga aleatët, izolim ndërkombëtar dhe dobësim i pozitës së Kosovës në rajon,” ka shkruar ajo.

Në fund, deputetja e LDK-së ka theksuar se Kosova nuk është pronë e një personi dhe se askush nuk ka të drejtë të rrezikojë miqësinë me Amerikën, të cilën ajo e konsideron themel të shtetësisë së Kosovës.

“Kosova është amanet i gjeneratave që dhanë jetën për liri dhe i miqësisë me Amerikën që na e garantoi atë liri. Kush e rrezikon këtë miqësi, rrezikon ekzistencën e vetë shtetit,” përfundon reagimi i saj./Periskopi/

Related

Previous Post

Modric çmend Italinë, fanella e tij, më e shitura në Milan

Next Post

Kurti: Disa diplomatë amerikanë vlerësojnë se s’po ju ndihmojmë që ta shkëpusin Serbinë nga Rusia

Next Post
Kurti: Disa diplomatë amerikanë vlerësojnë se s’po ju ndihmojmë që ta shkëpusin Serbinë nga Rusia

Kurti: Disa diplomatë amerikanë vlerësojnë se s’po ju ndihmojmë që ta shkëpusin Serbinë nga Rusia

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.