Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se neni 62 i Kushtetutës nuk mund të zëvendësojë nenin 115, por duhet interpretuar në harmoni me të. Sipas tij, shkarkimi pa prova për shkelje të rënda është i paligjshëm dhe bie ndesh me Kushtetutën.
Qeveria shqiptare kishte miratuar shkarkimin e Veliajt pas propozimit të Këshillit Bashkiak, me arsyetimin se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për tre muaj rresht.
Ankimi i Veliajt në Kushtetuese pezullon përkohësisht ekzekutimin e vendimit dhe vonon procesin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në kryeqytetin shqiptar.