Brenda vetëm një jave, dhimbja ka prekur shtatë familje në Kosovë. Pesë jetë u shuan në aksidente trafiku, ndërsa dy të tjera u humbën në rrethana tragjike.
Nga përplasjet në rrugë, deri te aksidentet në vendin e punës, çdo ngjarje la pas dhimbje dhe boshllëk. Humbja më e trishtë ishte ajo e 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, për të cilin u mblodhën mijëra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.