Partia NISMA Socialdemokrate po vazhdon angazhimin e saj për zgjedhjet lokale, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin e madh që do të mbahet në Gjakovë. Ngjarja do të zhvillohet të enjten, më 2 tetor 2025, në ora 18:00, në Hotel “Pashtriku”.
Tubimi vjen në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, ku Prof. Dr. Artan Nimani shërben si bartës i listës për Gjakovë. Numri i listës së NISMA-s për qytetin është 186.
Me sloganin “Përtej” partia synon të mobilizojë qytetarët për të kontribuar në një zhvillim më të madh të komunës dhe për të ndërtuar të ardhmen e Gjakovës.