Gjatë kësaj jave, moti në Kosovë do të mbetet kryesisht i ndryshueshëm, me alternime ndërmjet vranësirave, diellit dhe reshjeve lokale.
-
E hënë: Vranësira dhe intervale me diell, me mundësi reshjesh të izoluara shiu në disa zona.
-
E martë: Pas mëngjesit kryesisht të vranët, gjatë ditës priten intervale të gjata me diell. Temperaturat do të lëvizin rreth 20°C.
Në fillim të tetorit, moti do të ndikojë nga kushte të paqëndrueshme dhe masa të ftohta ajrore nga Rusia, të cilat pritet të intensifikohen të enjten dhe të premten. Një ciklon i fuqishëm nga Deti Mesdhe do të sjellë reshje të dendura në Ballkanin Lindor dhe Qendror, përfshirë Kosovën.
-
E mërkurë: Dominim i vranësirave me intervale dielli dhe mundësi për reshje të izoluara. Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave dhe reshjeve, me ulje graduale të temperaturave.
-
E enjte dhe e premte: Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të dendura shiu dhe bore. Fillimisht bora do të shfaqet në zonat malore, ndërsa më vonë mund të përfshijë edhe zona të ulëta, veçanërisht Rrafshin e Kosovës. Temperaturat do të mbeten pak mbi zero. Reshjet intensive mund të shkaktojnë vërshime lokale.
-
E shtunë: Moti do të mbetet kryesisht i vranët me reshje lokale, të cilat pritet të ndalen gjatë pjesës së parë të ditës. Temperaturat do të regjistrojnë një ngritje të lehtë.
-
E diel: Alternim dielli dhe vranësirash, me temperatura mbi 10°C.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, duke arritur herë pas here shpejtësi prej 20–50 km/h, dhe në zona të veçanta deri në 70 km/h. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 11°C, ndërsa ato maksimale nga 2°C deri në 20°C, me vlerat më të ulëta të enjten dhe të premten.
Paralajmërim: Për shkak të reshjeve intensive të enjten dhe të premten, autoritetet paralajmërojnë për mundësi vërshimesh lokale.