Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd: Serbia të afrojë bashkëpunimin me BRIKS-in

Enesa Veseli by Enesa Veseli
29/09/2025
in Lajme
0
Ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd: Serbia të afrojë bashkëpunimin me BRIKS-in
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Beograd është mbajtur konferenca ndërkombëtare “BRIKS – Serbia mes miqve” në Kuvendin e Serbisë, ku morën pjesë ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, Aleksandar Bocan-Harçenko dhe Li Ming. Ata inkurajuan Serbinë që interesat e saj t’i realizojë përmes bashkëpunimit me këtë bllok shtetesh, raporton qendra.info.

Në panelin “BRIKS + realiteti global”, krahas ambasadorëve të Rusisë, Kinës, Bjellorusisë dhe Venezuelës, foli edhe ish-ministri serb Aleksandar Vulin, i cili theksoi se Serbia ka të drejtë të zgjedhë rrugën e saj politike dhe ekonomike, shkruan qendra.info.

“Sovraniteti i Serbisë nuk shkon me rrugën evropiane. Çdo hap drejt BE-së është largim nga sovraniteti ynë dhe nga miqtë tanë, Rusia e Kina,” tha Vulin. Ai shtoi se ndryshe nga BE, BRIKS nuk i kërkon Serbisë të heqë dorë nga sovraniteti apo të vendosë sanksione ndaj vendeve të tjera.

Vulin akuzoi BE-në për arrogancë ndaj fuqive në zhvillim dhe theksoi rëndësinë e iniciativës kineze “Një brez, një rrugë”, ku sipas tij ndodhen investimet dhe kapitali. Ai ngriti pyetjen nëse në të ardhmen mund të vendoset kusht për Serbinë njohja e “gjenocidit në Srebrenicë” për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave, citon qendra.info.

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, tha se interesat strategjike të Serbisë përputhen me ato të BRIKS dhe kritikoi dominimin e dollarit amerikan, duke e cilësuar atë si “armë për shkatërrimin e sovranitetit të shteteve”.

Nga ana tjetër, ambasadori kinez Li Ming deklaroi se Kina mbështet Serbinë në përpjekjet për lidhje më të ngushta me BRIKS-in. Ai përshëndeti faktin që presidenti i Serbisë së fundmi propozoi Beogradin si qendër dialogu në konfliktet globale, duke e konsideruar këtë në frymën e Lëvizjes së të Painkuadruarve dhe në përputhje me synimet e BRIKS për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim.

Related

Previous Post

Balla: Mbështes protestën për UÇK-në më 17 tetor

Next Post

Nga zemra e Kosovës: Pijet që po marrin tryezat me “stuhinë” e shijes

Next Post
Nga zemra e Kosovës: Pijet që po marrin tryezat me “stuhinë” e shijes

Nga zemra e Kosovës: Pijet që po marrin tryezat me “stuhinë” e shijes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.