Pas një periudhe tensionimi në marrëdhënie, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë sinjal se janë të gatshme të rifillojnë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, duke i dhënë një shans Kryeministrit Albin Kurti.
Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se “dera është e hapur” për përmirësimin e marrëdhënieve, nëse Kosova ndërmerr hapa konkretë për të adresuar shqetësimet e SHBA-së. Mesazhi vjen pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën, një vendim që SHBA e mori pas veprimeve të Qeverisë Kurti që konsiderohen si të destabilizuese.
SHBA theksojnë se mundësia për rikthim në bashkëpunim mbetet e hapur, por kërkon ndryshim të qartë në politikën e Prishtinës.