Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/09/2025
in Lajme
0
Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar sot në një konferencë për media 10 vendimet e para që do të ndërmarrë nëse merr drejtimin e kryeqytetit pas zgjedhjeve të 13 tetorit.

Ai tha se Prishtina ndodhet në një moment vendimtar dhe ka nevojë për vendime të guximshme e të menjëhershme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Prishtina nuk ka kohë për eksperimente, kaos dhe bllokada. Nuk ka kohë për plane të paarritshme. Ka nevojë për një kryetar që u del zot punëve. Në fund të mandatit tim, qytetarët do të më matin me punë. Nëse nuk realizoj 90% të zotimeve, nuk do të kërkoj më kurrë vota për një mandat të dytë,” deklaroi Ismaili.

10 vendimet e para të Uran Ismailit për Prishtinën:

  1. Hapja e Sheshit “Xhorxh Bush” në javën e parë;

  2. Pezullimi i lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e parë;

  3. Fillimi i procedurave për krijimin e Qendrës Dixhitale të Menaxhimit të Trafikut;

  4. Fillimi i procedurave për blerjen e 60 kamionëve të rinj për mbeturina;

  5. Krijimi i taskforcës për ndriçimin e 1,000 rrugëve të kryeqytetit;

  6. Fillimi i procesit për ndërtimin e një strehimoreje të re për trajtimin e qenve endacakë;

  7. Fillimi i procedurave për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla;

  8. Vendimi ekzekutiv për lirimin e trotuareve të bllokuara;

  9. Krijimi i taskforcës për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës;

  10. Vendimi ekzekutiv për dyfishimin e subvencioneve për fermerë dhe agrobiznese.

Në fund, Ismaili nënshkroi formalisht këto zotime, duke thënë se më 13 tetor fillon “një epokë e re për kryeqytetin”.

“Ka ardhë koha për një kryetar që çdo ditë merret me nevojat e qytetarëve dhe nuk fshihet pas premtimeve të parealizueshme,” u shpreh ai.

Related

Previous Post

Ende e pasigurt nëse ndeshja Serbi-Shqipëri në Leskovac luhet pa tifozë

Next Post

Krenar Xhaferi: “Po të isha si Hajrullah Çeku, nuk do të konkuroja në Prishtinë…”

Next Post
Krenar Xhaferi: “Po të isha si Hajrullah Çeku, nuk do të konkuroja në Prishtinë…”

Krenar Xhaferi: “Po të isha si Hajrullah Çeku, nuk do të konkuroja në Prishtinë…”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.