Gjykata Themelore e Ferizajt ka shpallur fajtor kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, për shpifje kundrejt ish-zëvendësministrit të Financave, Mustafë Grainca, dhe e ka detyruar atë të paguajë 25 mijë euro dëmshpërblim.
Vendimi, i cili është shpallur më 22 korrik, bazohet në padinë që Grainca kishte ngritur në vitin 2019, pas akuzave publike nga ana e Bashës për “mafi të betonit” dhe keqpërdorime në biznesin e ndërtimit në Ferizaj. Grainca më pas kërkoi kompensim prej 65 mijë eurosh për shpifje dhe fyerje të personalitetit.
Gjykata ka aprovuar pjesërisht padinë e Graincës dhe ka urdhëruar Bashën që të kërkojë publikisht falje, si dhe të paguajë dëmshpërblimin prej 25 mijë eurosh me kamatë ligjore 8% nga dita e ngritjes së padisë deri në shlyerjen përfundimtare.
Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe pritet shqyrtim në Gjykatën e Apelit.
Mustafë Grainca është pronar i kompanisë “IDEA Invest” Sh.P.K. dhe ka qenë ish-zëvendësministër i Financave nga Partia Demokratike e Kosovës.