Komuna e Ferizajt, në krye me Agim Aliun nga PDK, ka miratuar buxhetin për vitin 2026 në vlerë 54,068,494.00 €, nga të cilat 14,413,714.00 € janë të dedikuara për investime kapitale, raporton Periskopi.
Kryetari Agim Aliu, i cili njëkohësisht është kandidat për kryetar, e përshkroi këtë buxhet si një pasqyrë të qartë të vizionit të tij për transformimin e gjithanshëm të Ferizajt.
Ai tha: “Ky buxhet është pasqyrë e qartë e vizionit tonë për transformimin e gjithanshëm të Ferizajt. Çdo lagje dhe çdo fshat ka vendin e vet në këtë projeksion investimesh, duke garantuar vazhdimësi të punëve publike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët tanë.”
Ky buxhet synon të forcojë infrastrukturën lokale dhe të përmirësojë standardin e jetesës për banorët e Ferizajt.