Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Beogradin. Rreth orës 14:25, në lagjen Višnjiçka Banja, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një lokal përgjatë rrugës Slanački put dhe kanë hapur zjarr ndaj të pranishmëve, raporton qendra.info.
Nga të shtënat ka mbetur e vrarë një grua, ndërsa pesë persona të tjerë janë plagosur. Sipas njoftimit të Urgjencës së Beogradit, njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike dhe menjëherë është dërguar në sallën e operacionit.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forenzikët dhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e sulmuesve.