Në rrugët e Horës së Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) në Siçili, një mural gjigant tërheq vëmendjen e kalimtarëve: një grua e veshur me kostum tradicional shqiptar, në sfondin kuqezi, duke mbajtur në duar një pemë – simbol i rrënjëve dhe trashëgimisë që nuk shuhet kurrë.
Ky krijim artistik është më shumë se një vepër arti: është një kujtesë e gjallë se kultura, gjuha dhe traditat arbëreshe vazhdojnë të jetojnë fuqishëm prej shekujsh në Itali, duke e mbajtur Shqipërinë në zemër edhe larg atdheut./Qendra.Info
Foto: Centro Storico Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet