Në ftesë të grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Serbisë për bashkëpunim me vendet e BRICS-it, kryetari i partisë “Slobodna Crna Gora” (Mali i Zi i Lirë), Vladislav Dajkoviq, mbajti një fjalim në parlamentin serb, të cilin mediat në Beograd e cilësuan si “historik”, raporton Qendra.Info.
Në fjalën e tij hyrëse, Dajkoviq deklaroi se vetëm “BRICS mund ta shpëtojë serbin” dhe se Serbia e Mali i Zi duhet të jenë pjesë e një bote të re multipolare, të udhëhequr nga shtete të lira dhe të pavarura.
Ai tha se për të rinjtë serbë BRICS simbolizon lirinë, vlerat familjare, ekonominë e fortë vendase dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, raporton Qendra.Info.
Duke falënderuar nikoqirët, Dajkoviq përmendi posaçërisht Aleksandar Vulin për “mbrojtjen e idesë së botës serbe” dhe forcimin e unitetit kombëtar.
Në fund të fjalimit, ai e mbylli me deklaratën: “Kosova është zemra e Serbisë!”
Ky mesazh u shoqërua me duartrokitje në sallë, ndërsa mediat e afërta me qeverinë në Beograd e vlerësuan si një thirrje për afrimin e Malit të Zi drejt Serbisë dhe distancimin nga rruga e integrimit evropian, raporton Qendra.Info.