Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Bashkimi Europian tashmë ndodhet në një përballje me Rusinë, duke theksuar rrezikun e shtuar të sulmeve hibride dhe dezinformimit.
Deklarata erdhi gjatë samitit të liderëve europianë në Kopenhagë, ku u diskutua mbi sigurinë, mbrojtjen dhe luftën në Ukrainë. Takimi pason një sërë incidentesh me dronë të paidentifikuar, që detyruan edhe mbylljen e aeroportit të Kopenhagës javën e kaluar.
Për të përballuar kërcënimet, disa shtete – mes tyre Franca, Gjermania, Holanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar – kanë dërguar avionë, anije dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në rajon. Ukraina, nga ana e saj, po ndan përvojën në luftimin e dronëve rusë përmes stërvitjeve të përbashkëta.
Incidentet e fundit, përfshirë shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, kanë ngritur shqetësimin e NATO-s dhe vendeve të BE-së. Ky samit shënon gjithashtu takimin e parë të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Moskës që prej nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt 2022.