Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksident i rëndë në Prishtinë: Punëtori bie nga lartësia në “Royal Green Residence”, pronari i kompanisë ndalohet për 48 orë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/10/2025
in Lajme
0
Aksident i rëndë në Prishtinë: Punëtori bie nga lartësia në “Royal Green Residence”, pronari i kompanisë ndalohet për 48 orë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në kantierin e ndërtimit të kompleksit “Royal Green Residence” në Zllatar të Prishtinës, ku një punëtor ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ndërsa punëtori i lënduar është dërguar menjëherë në QKUK. Sipas burimeve mjekësore, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë policore dhe hetuesit, të cilët kanë nisur procedurat e nevojshme. Si dëshmitar është intervistuar D. M., ndërsa viktima për shkak të gjendjes së tij nuk ka mundur të jep deklaratë.

Po ashtu, është marrë në pyetje pronari i kompanisë “Fjordi SHPK”, Faton Krasniqi, në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit.

Rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe pritet të hetohet me prioritet nga organet kompetente.

Related

Previous Post

Makineri Lufte: 10 Fuqitë Ushtarake më të Fuqishme në Botë në 2025

Next Post

Policia e Gjilanit shqipton mbi 1400 gjoba në vetëm një javë – apel për kujdes në trafik

Next Post
Policia e Gjilanit shqipton mbi 1400 gjoba në vetëm një javë – apel për kujdes në trafik

Policia e Gjilanit shqipton mbi 1400 gjoba në vetëm një javë – apel për kujdes në trafik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.