Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria në Hagë: “Të parëndësishme” masakrat e Serbisë në Kosovë – refuzon provat e mbrojtjes së Jakup Krasniqit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/10/2025
in Lajme
0
Prokuroria në Hagë: “Të parëndësishme” masakrat e Serbisë në Kosovë – refuzon provat e mbrojtjes së Jakup Krasniqit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka refuzuar një sërë provash të paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, të cilat lidhen me krimet e forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Në dokumentet e publikuara, Prokuroria ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke i quajtur “të parëndësishme” masakrat e kryera nga forcat serbe, përfshirë edhe ato në Rahovec.

“Pika 11 duhet të mos pranohet për shkak të mungesës së rëndësisë. Krimet ose dhuna e kryer nga forcat serbe janë përgjithësisht të parëndësishme”, thuhet në argumentimin e saj, ku përmendet një dokumentar i BBC-së mbi krimet serbe në Rahovecin e vitit 1998, i cili përmban pamje grafike të viktimave.

I njëjti qëndrim është mbajtur edhe për një raport mbi vrasjen e një shqiptari në mars 1999. “Pranimi i tij duhet të refuzohet pasi përsërit fakte tashmë të gjykuara dhe ka të bëjë vetëm me krime të serbëve”, vijon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ky vendim ka ngjallur polemika, pasi konsiderohet se nënvlerëson masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë, të dokumentuara gjerësisht nga organizata ndërkombëtare dhe raportime mediatike të kohës.

Related

Previous Post

Ursula von der Leyen viziton Kosovën më 15 tetor – BE shtyn publikimin e raportit vjetor për shkak të turit ballkanik

Next Post

Rama jep mbështetje për protestën e UÇK-së më 17 tetor

Next Post
Rama jep mbështetje për protestën e UÇK-së më 17 tetor

Rama jep mbështetje për protestën e UÇK-së më 17 tetor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.