Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Raporti thotë se Kosova është ndër vendet më të sigurta në Evropë – gratë thonë: “Ne nuk ndihemi të sigurta as kur ecim natën”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/10/2025
in Lajme
0
Raporti thotë se Kosova është ndër vendet më të sigurta në Evropë – gratë thonë: “Ne nuk ndihemi të sigurta as kur ecim natën”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mesnatës, Arlinda dhe koleget e saj përfundojnë punën në një qendër thirrjeje në Prishtinë që ofron shërbime për konsumatorë amerikanë. Por në vend që të ndihen të qeta pas një dite pune, ato kujdesen të dalin në grupe – një masë sigurie e këshilluar edhe nga Policia e Kosovës.

“Një natë, një kolegen time e pati ndjekur një burrë nga zyra jonë deri te taksitë,” tregon Arlinda për Radion Evropa e Lirë, duke kërkuar anonimitet për arsye sigurie.

Kjo përvojë është e zakonshme për shumë gra në Kosovë, ndonëse një raport i Gallup e renditi vendin si të tretin më të sigurt në Evropë, pas Norvegjisë dhe Danimarkës. Sipas raportit, 89% e qytetarëve të Kosovës thonë se ndihen të sigurt në komunitetin e tyre.

Por realiteti i përditshëm i grave në Kosovë tregon një histori tjetër. Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 102 raste të ngacmimeve seksuale dhe 74 raste të sulmeve seksuale. Deri më 29 shtator të këtij viti, janë raportuar 55 raste të ngacmimit seksual, 54 dhunime dhe 38 sulme seksuale, shumica me viktima gra.

Aktivistja Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se këto shifra janë vetëm “maja e ajsbergut”.
“Shumë raste nuk raportohen për shkak të procedurave të ndërlikuara dhe dënimeve të buta. Për një viktimë, procesi është i dhimbshëm dhe shpesh i pakuptimtë,” thotë ajo.

Ajo shton se mungesa e ndriçimit publik, tregu i zi i armëve dhe mungesa e reagimit institucional e bëjnë vendin më pak të sigurt për gratë, pavarësisht statistikave optimiste.

Që nga viti 2010 deri në mars 2025, në Kosovë janë vrarë 59 gra, kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Edhe pse autoritetet premtojnë përforcim të mekanizmave ligjorë, aktivistet thonë se ndryshimi real do të vijë vetëm kur siguria e grave të mos trajtohet si “çështje dytësore”.

/ Qendra.info

Related

Previous Post

Festivali i Këngës në RTSH: Emra të njohur dhe surpriza në garë, përflitet pjesëmarrja e Era Istrefit

Next Post

UNESCO krijon Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura, i pari i këtij lloji në botë

Next Post
UNESCO krijon Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura, i pari i këtij lloji në botë

UNESCO krijon Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura, i pari i këtij lloji në botë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.