Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Deep State’ ia ndalon rrugën Brnovichit – SHBA tërheq nominimin për ambasador në Beograd

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/10/2025
in Lajme
0
Deep State’ ia ndalon rrugën Brnovichit – SHBA tërheq nominimin për ambasador në Beograd
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka tërhequr nominimin e Mark Brnovich për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Serbi, sipas një vendimi të publikuar nga Komisioni i Senatit Amerikan për Punë të Jashtme.

Në vendimin zyrtar nuk janë dhënë arsyet e tërheqjes së nominimit të Brnovich, i cili ishte emëruar në këtë post në fund të muajit mars.

Pas këtij zhvillimi, Brnovich reagoi ashpër, duke fajësuar atë që e quajti “shteti i thellë” për kundërshtimin e tij.

“Faleminderit presidentit Trump për nominimin, por pasi procesi u zvarrit, u bë e qartë se burokracitë e ‘shtetit të thellë’ nuk donin që në Serbi të shërbejë dikush me prejardhje si e imja. Mendoj se është më mirë të qëndroj pranë familjes në Arizona dhe të fokusohem në politikën lokale,” – deklaroi Brnovich.

Ish-prokurori i përgjithshëm i Arizonës dhe anëtar i Partisë Republikane, Brnovich nuk arriti të paraqitej para Komisionit të Senatit që konfirmon emërimet diplomatike.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë aktualisht ambasador në Beograd, që prej janarit 2025, kur ish-ambasadori Christopher Hill u largua nga posti, pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

/ Qendra.info

Related

Previous Post

Uran Ismaili prin me shpenzime për reklama në rrjete sociale – mbi 6 mijë euro deri tani

Next Post

Premier League: Arsenal ngjitet në krye, Man Utd kthehet te fitorja, Spurs i japin fund serisë së pamposhtur të Leeds

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.