Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Madonna bën paraqitjen e parë publike pas rrëfimit për sëmundjen e rëndë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/10/2025
in Lajme
0
Madonna bën paraqitjen e parë publike pas rrëfimit për sëmundjen e rëndë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbretëresha e Popit, Madonna, ka zgjedhur një dalje të rrallë publike me një pamje më të thjeshtë gjatë vizitës së saj në Londër.

67-vjeçarja u pa në stadiumin “Stamford Bridge” për të ndjekur ndeshjen Chelsea–Liverpool, në shoqërinë e partnerit të saj 29-vjeçar, Akeem Morris. Çifti u përzien me turmën e tifozëve ndërsa mbështesnin ekipin londinez, i cili fitoi me rezultatin 2-1.

E veshur me një pallto të zezë dimërore, Madonna kishte hequr dorë nga pamja e saj glamuroze tipike, duke zgjedhur një paraqitje më të thjeshtë. Akeem qëndronte pranë saj gjatë ndeshjes, shkruan DailyMail.

Dyshja janë parë më herët në takime të Chelseat, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në korrik 2024 pas disa muajsh spekulimesh. Ata njihen që prej vitit 2022, kur pozuan bashkë për revistën Paper.

Paraqitja e fundit e Madonnës vjen pas një periudhe të vështirë shëndetësore. Këngëtarja ka treguar më parë se kishte kaluar një infeksion bakterial kërcënues për jetën, që u shndërrua në sepsë dhe e çoi në kujdes intensiv për katër ditë gjatë përgatitjeve për turneun “Celebration Tour”.

“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi dhe i dyti, që nuk doja të zhgënjeja askënd që më besoi,” rrëfeu ajo në një intervistë për podcastin On Purpose të Jay Shetty-t.

Tashmë, dy vjet pas incidentit, Madonna duket në formë të mirë dhe po rikthehet gradualisht në jetën publike dhe artistike.

Related

Previous Post

Rubio: Lufta në Gazë nuk ka përfunduar, prioritet nxjerrja e pengjeve

Next Post

“Mos e ushqeni krokodilin”, Netanyahu kritikon Evropën dhe i bën thirrje Hamasit të dorëzohet

Next Post
“Mos e ushqeni krokodilin”, Netanyahu kritikon Evropën dhe i bën thirrje Hamasit të dorëzohet

“Mos e ushqeni krokodilin”, Netanyahu kritikon Evropën dhe i bën thirrje Hamasit të dorëzohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.